Kaltrina Rexhepi Dragusha është gazetare e specializuar investigative e cila punon në RTK1. Puna e saj investigative është e fokusuar në të drejtat e njeriut, dhunën ndaj grave dhe dhunën në familje dhe ka pasur ndikim të madh në këto çështje. Znj. Rexhepi Dragusha është fituese e disa çmimeve nga organizata vendore dhe ndërkombëtare, siç është UNDP. Përveç gazetarisë hulumtuese, fusha të tjera brenda ekspertizës së znj. Rexhepi Dragusha përfshijnë të folurit në publik, ndërtimin ekipor, organizimin shoqëror, etj. Znj. Rexhepi Dragusha ishte ndër gazetaret kryesore investigative të Rrjetit Rajonal Investigativ Ballkanik (BIRN) që mbuloi qindra projekte për më shumë se pesë vjet.