"Arbenita Mjekiqi është këshilltare për integrim evropian në kabinetin e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Studimet themelore dhe master për drejtësi i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës. Pastaj, ajo ka përfunduar Master të Avancuar të Drejtësisë në Universitetin Katolik të Leuven si dhe studimet post-master në Arbitrazhin Ndërkombëtar, në Kolegjin Amerikan të Drejtësisë, në Washington D.C. "