Java e Gruas 2023

Java e Gruas (WoW) është një ngjarje vjetore mbarëkombëtare që mbledh në një mjedis ndëretnik, më shumë se 120 gra dhe burra nga partitë politike, shoqëria civile, biznesi, media dhe akademia, me qëllim të zgjerimit dhe forcimit të kapaciteteve të grave udhëheqëse dhe mbështetjes së tyre për marrjen e pozicioneve më të mëdha drejtuese. Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, WoW ka ofruar një platformë për debat mbi politika dhe diskutim intensiv me liderë politikë dhe zyrtarë të zgjedhur. Kjo u mundëson pjesëmarrësve t’i mbajnë përgjegjës përfaqësuesit e tyre dhe në të njejtën kohë të mbështesin zhvillimin e shkathtësive për gratë në lidership në politikë. Java e Gruas, përgjatë viteve ka pasur rreth 900 pjesëmarrës, duke përfshirë gra, burra, të rinj nga të gjitha komunitetet etnike në vend. Më shumë se 100 pjesëmarrës të WoW kanë kandiduar për pozita publike, një pjesë e të cilëve kanë marrë role si ministra,zëvendësministra, këshilltarë të lartë të qeverisë dhe deputetë.


120+

PJESËMARRËS

25+

FOLËS

6+

KOMUNITETE

3

SPONZORË